Personi që dyshohej se kreu sulmin ndaj drejtorit të burgjeve të Kosovës, është liruar nga burgu.
Burime të “Indeksonline” kanë bërë të ditur se autoritetet gjermane kanë liruar dje personin me inicialet B.A., (emër i njohur për redaksinë).
Kujtojmë se pas sulmit që i njëjti dyshohej se i kishte bërë drejtorit Sokol Zogaj, kishte udhëtuar për në shtetin gjerman. Institucionet e sigurisë në Kosovë, më pas kishin kërkuar arrestimin e tij.
Zogaj ishte sulmuar në gusht të vitit 2017, ndërsa personi B.A. ishte arrestuar para një muaji dhe është liruar dje./Indeksonline/


Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...