Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.
Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.
Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.
Të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e pa kompromis dhe do të vazhdojë të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media nga MPB-ja./arbresh.info/
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...