Temë kryesore e takimit është “Eksplorimi i kapaciteteve për të mbështetur profesionalizmin e Institucioneve Supreme të Auditimit”. Përveç temës kryesore, po diskutohet edhe për katër shtyllat kryesore të profesionalizmit: pavarësia e institucioneve supreme të auditimit dhe ndikimi i tyre në menaxhimin më të mirë të fondeve publike; rëndësia e standardeve për të udhëhequr me profesionalizëm; komponenta e Burimeve Njerëzore si parakusht për një ISA profesionale; si dhe vlera dhe rëndësia e matjes së perfomancës së ISA-ve.
Në takimin vjetor të Komitetit të INTOSA-it për Ngritje të Kapaciteteve po marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të botës. Komiteti për Ngritje të Kapaciteteve është një nga katër organet kryesore të INTOSAI-it, i cili mbështet iniciativat për ndërtimin e aftësive dhe zhvillimin e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit, përmes trajnimeve, asistencës teknike dhe aktiviteteve të tjera zhvillimore.
INTOSAI vepron si një organizatë profesionale ombrellë për Insitucionet Supreme të Auditimit dhe ka të anëtarësuar rreth 190 Institucione Supreme të Auditimit.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku