Franca përjashtoi sot masën e një izolimi të detyruar të të moshuarve, si mënyrë për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.
“As që bëhet fjalë që të kemi një izolim të detyruar për të moshuarit”, siguroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, gjatë një programi të transmetuar nga radioja “Europe1”, e përditshmja “LesEchos” dhe kanali televiziv “Cnews”.
“Së pari, sepse, nga ana etike, do të ishte objektivisht e ndërlikuar. Së dyti, sepse nganjëherë do të thotë të injorosh situatën e shumë të moshuarve, që nuk jetojnë vetëm dhe të cilët ndonjëherë jetojnë me disa breza të së njëjtës familje, në të njëjtën banesë”, shtoi ai.
Zëdhënësi vuri në dukje, gjithashtu, se 30% e të shtruarve aktualisht në kujdes intensiv janë nën 60 vjeç./ATSh/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...