Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me anë të një njoftimi tregon se në muajin shkurt të këtij viti, ka nxjerrë Vendimin Shpjegues Publik për trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore.
Sipas ATK-së, qëllimi i këtij vendimi është që të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK), të kontratave afatgjate ndërtimore.
“Ky Vendim Shpjegues Publik vlen për personat e angazhuar në aktivitetet e ndërtimit, gjegjësisht tatimpaguesit të cilët merren me projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit. Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit