Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë (6) biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22,000.00 euro. Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.
Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian