Departamenti i Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, dje pas orës 16:00 ka zhvilluar aktivitet zyrtar në Prishtinë, tek disa lokacione që dyshohej se disa subjekte-individ, ushtronin ilegalisht veprimtarinë e lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimore kanë kontrolluar 9 lokacione, tek të cilat janë gjetur parregullsi të shumta ligjore, duke përfshirë aparate për lojëra të fatit pa licencë, lojëra të ndaluara me ligj, si dhe aparate pa numra serik.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur 9 lokacione të lojërave të fatit, të cilave edhe janë vendosur shiritat zyrtar të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për të gjitha parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba në vlere 15 mijë euro.
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...