Përkundër pakënaqësive që i kanë shprehur qytetarët dhe disa kompani prodhuese për Pakon e re fiskale, drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës përkrahin këtë pako dhe kanë kritikuar institucionet e shtetit se është vonuar qe 16 vjet për këtë ligj të ri.
Gjithashtu sipas tyre, nuk duhet derdhur lot krokodili, por se duhet të priten analizat e Agjencisë së Statistikave për vlerësimin e çmimeve për muajin shtator. Kurse, drejtuesi i Administratës Tatimore të Kosovës, ka kërkuar nga kompanitë që të mos i ngritin çmimet paushall dhe të zbatojnë në tërësi ligjin e ri.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhali, deklaroi nëpërmjet një konference për medie se pjesa dërmuese e shteteve evropiane tatimin në Vlerën e Shtuar e kanë 20 dhe 22 për qind, dhe sipas tij, është kritikuar nga ta prolongimi i zbatimit të kësaj politike fiskale.
“Në qoftë se mendojmë të jemi në familjen evropiane, duhet ta dinë se pjesa dërmuese e shteteve evropiane tatimin në vlerën e shtuar e kanë 20 dhe 22 për qind. Një politikë e tillë ka qenë kërkesë e Odës Ekonomike. Kemi qenë një zë kritik, pse po vonohet fillimi ose pse po prolongohet zbatimi i kësaj politike”, tha Gërxhaliu.
Ai deklaroi se një ndër detyrat kryesore është futja në listën e mallrave ekzistenciale edhe barnat dhe me normë tatimore 8 për qind, pasi ato kanë efekt direkt në standardin e jetës.
Gërxhaliu theksoi se nuk duhet derdhur lot krokodili, por se duhet pritur kalimin e muajt shtator derisa të dalë edhe raporti i Agjencisë së Statistikave me indeksin e çmimeve të produkteve, dhe nuk duhet të paragjykohet deri atëherë.
Ndërsa, U.d. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, përveç që kërkoi nga kompanitë që mos të caktojnë çmime paushall në treg, ai tha se pakoja fiskale i mundëson të gjitha bizneseve që të dalin me të lirë dhe më konkurrent.
Sharku theksoi se produkti i sheqerit nuk bënë pjesë në ato produktet bazike në përgjysmimin e TVSh-së. Sipas tij, ky produkt ka normën tatimore 18 për qind.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se lirimet nga TVSH për makinerinë prodhuese, për lëndën e parë dhe teknologjinë informative, i hapin rrugë investimeve të huaja.
Ai u shpreh se sa i përket zbatimit të pakos fiskale, dogana e ka fut menjëherë sistemin e ri të këtij ligji dhe ka filluar së zbatuari me këto tri norma tatimore.
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Ankand bamirësie – portreti i Picassos në vlerë 1 milion, ta...