Atifete Jahjaga takohet me Madeleine Albright

17:11 | 19 Janar 2017
M. A.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një takim me ish Sekretaren Amerikane, Madeleine Albright.

Ky takim erdhi si rezultat i një paneli të organizuar nga Instituti për Çështje Globale, me temë për nacionalizmin dhe globalizmin.

“Unë shfrytëzova këtë mundësi që ta falënderoj zonjën Albright dhe t’i them se ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolit kyç që ajo luajti duke na mbështetur në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur” ka shkruar Atifete Jahjaga në rrjetin social facebook.

Lexo postimin e plotë:

Gjatë vizitës time në Wellesley College në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin të takohem me ish Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Mora pjesë panelin e njejtë me zonjën Albright, ku diskutuam mbi nacionalizmin dhe globalizimin, duke shtjelluar mundësitë e gjetjes së një shtegu të ri për të ecur përpara.

Ky takim dhe panel u organizua nga Instituti për Çështje Globale të Medeleine Albright, i drejtuar nga vet Sekretarja, i cili çdo vit mbledh 40 studente nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë program intenziv.

Unë shfrytëzova këtë mundësi që ta falënderoj zonjën Albright dhe t’i them se ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolit kyç që ajo luajti duke na mbështetur në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme