Qeverisë së Kosovës i janë shtuar edhe katër Zëvendësministra. Dy nga ta vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy të tjerë nga minoritetet.
Fadil Gashi, është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e LDK-së. Sahit Krasniqi po ashtu nga radhët e LDK-së është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.
Nga minoriteti egjiptian, Mustafë Myrtaj, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike
Elfete Shabani nga radhët e minoritarëve është emëruar Zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Edhe pse Qeveria është votuar vitin e kaluar në Parlament, emërimi i zëvendësministrave ende nuk ka përfunduar. Madje as nuk dihet sa të tillë janë emëruar deri tani./arbresh.info/

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...