Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosoves Albin Kurti i cili i akuzoi Kryetarët e Komunave për politikë anti shtetërore dhe ku në mes tjerash Kurti tha që “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike anti-shtetêrore”.
Sipas AKK-së, kjo qasje e Kurti ndaj tyre nuk është qasje që i duhet Kosovës as momentumit.
“Poashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, si mund të bëjnë politikë anti shtetërore kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtarë lirie si dhe familjarë dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.
“Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t’i cilësosh Kryetarët e Komunave si anti shtetit të Kosovës. Pra, Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë. Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit”, thuhet tutje në reagim.
Sipas tyre, kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën.
“Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”, thuhet në fund të reagimit./arbresh.info/
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...