Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka bërë me dije se deri më tani asnjëri prej vendeve kryesore të Bashkimit Evropian nuk është pozicionuar kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se disa prej këtyre vendeve kanë shprehur vetëm disa dilema në lidhje me këtë proces.
Megjithatë, Çelaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me këto vendepër t’ua larguar çdo hamendje. Ai ka shprehur optimizëm se vendimmarrja e BE-së për këtë çështje të ndodhë brenda këtij viti.
Zëvendësministri Çelaj ka thënë se Kosova i ka kryer obligimet sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...