“Asnjë njohje nuk do te arrihet si rezultat i punës se Gërvalles edhe nëse ajo mbetet ministre për 100 vjet”

13:01 | 29 Mars 2025
E.K

Kenia ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës këtë të mërkurë, duke e renditur vendin në pozitën e 118-të në listën zyrtare të njohjeve.

Kjo njohje e re vjen pas një periudhe katërvjeçare pa njohje të tjera, duke pasuar atë të Izraelit në vitin 2021.

Ky akt i rëndësishëm ka shkaktuar një sërë diskutimesh dhe debate, veçanërisht për mënyrën se si është arritur ky vendim.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ishte ai që kishte siguruar njohjen, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e prezantoi si sukses të vetin diplomatik.

Megjithatë, sipas analistit politik Avni Arifi kjo njohje është rezultat i një lobimi të gjatë dhe ekskluziv të ish- presidentit Behgjet Pacollit.

Në një intervistë për Arbresh.info, ai thekson se pa angazhimin e ish-presidentit Pacolli, kjo njohje nuk do të ishte realizuar.

“Njohja erdhi si rezultat i lobimit disa vjeçar dhe ekskluziv te Behgjet Pacollit. Po te mos ishte puna e palodhshme e z. Pacollit as qe do te behej fjale për njohje nga Kenia”, thotë ai.

Ai, shton se edhe sikur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla të qëndrojë ministre për 100 vjet, nuk do të arrihej ndonjë njohje tjetër, duke e konsideruar atë si të paaftë për këtë rol

“Asnjë njohje nuk do te arrihet si rezultat i punës se Gërvalles edhe nëse ajo mbetet ministre për 100 vite. Ministrja ne fjale është tërësisht jo kompetente ne punën e saj edhe si ministre e jashtme por edhe tërësisht për qarëse për shoqërinë e Kosovës. Kjo ka mungese absolute te çfarëdo aftësie qe bashkon njerëz kompetent rreth vetes dhe tërësisht jo kompetente ne krijimin e çfarëdo iniciative apo politike shtete ndërtuese”, pohon ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se njohja nga Kenia ndodhi në një moment kur procesi i njohjeve për Kosovën ka mbetur i nënvlerësuar dhe është harruar nga shumë shtete.

“Do të thotë shume. Përveç rëndësisë që ka vet Kenia njohja vjen ne një kohe kur është harruar procesi i njohjeve për Kosovën. Kjo njohje është edhe një “injekcion” për te ndihmuar bisedimet nëse Qeveria e Kosovës është me ndonjë vend ne bisedime për njohje por edhe impakti tek vendet tjera Afrikane nuk është i vogël”, përfundon ai.

Jashari: Lobimi i Behgjet Pacollit ka qenë thelbësor në arritjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia

Ndërsa, në anën tjetër edhe analisti politik, Shemsi Jashari thekson se lobimi i Behgjet Pacollit ka qenë thelbësor në arritjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Në një intervistë me shkrim për Arbresh.info, Jashari thotë se Pacolli ka investuar shumë energji dhe resurse për të siguruar njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë si ish-diplomat dhe ndihmës kryesor në Ministrinë e Jashtme

“Lobimi i Behgjet Pacollit ka qenë thelbësor në këtë arritje diplomatike. Ai ka investuar shumë energji dhe resurse për të ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë tij si ish diplomat dhe ndihmës kryesor në ministrinë e jashtme ka kontribuar në krijimin e marrëdhënieve të forta me vende të tjera, duke përfshirë Keninë”, thekson Jashari.

Sipas tij, paaftësia e ministres në detyrë, Donika Gërvallës dhe mungesa e një strategjie ishte pengese e kësaj njohjeje më herët.

“Njohja nga Kenia nuk mund të jetë arritur më herët për disa arsye. Mungesa e një politike të qartë nga znj. Gërvalla, dhe e kësaj qeverie. Paaftësia e saj te jap informacion të mjaftueshëm rreth situatës politike dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu, ndoshta një mungesë e strategjisë se lobimit të duhur ose e marrëdhënieve diplomatike ishte pengese e kësaj njohjeje më herët. Politika e jashtme e qeverisë Kurti II ishte një dështim total”, përfundon Jashari.

Ndryshe, Kenia e theu boshllëkun diplomatik për njohjet e reja ndaj Kosovës, duke u bërë shteti i 118 që njeh pavarësinë e saj të shpallur në vitin 2008./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Shpërndaje në rrjete sociale