Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2024 (TM4 2024).
Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i përgjithshëm i kostos së ndërtimit është rritur me 0.6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 (TM3 2024). Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (TM4 2023), ky indeks ka shënuar një rritje prej 4.4%.
Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i tretë 2024, 0.6 %.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0.6%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Rritje kishte transporti (2.4%),pagat (0.9 %) , materialet (0.5%) ,kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%), ndërsa zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %).
Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i katërt 2023, 4.4%
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.
“Rritje më të madhe kishte te energjia (20.6%), pagat (12.8%),transporti (10.9%) ,materialet (2.7%), makeniritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%)”, njofton ASK.
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...