Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e katërt të vitit të kaluar duke paraqitur pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë në TM4 2024 krahasuar me TM4 2023 janë rritur.
Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milionë euro.
“Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 12%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, njofton ASK.
Ndërkaq shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë euro, ndërsa në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, Formimi i kapitalit bruto 22%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Konsumi i ndërmjetëm 14% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së./Arbresh.info
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran