Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në hulumtimin e Hotelerisë dhe Turizmit kanë njoftuar për rritjen e numrit të vizitorëve krahasuar me vitin 2022.
“Numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023 ishte 6,416,443”, njofton institucioni.
Sipas njoftimit, nga ta 42,4% ishin vendorë dhe 57,5% ishin të jashtëm.
“Në vitin 2023 numri i vizitorëve vendor është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, netë-qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 199,0%. Kemi rritje te vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse netë-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 37,0% ne raport me vitin 2022”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka regjioni i Pejës, ndërkaq vizitor të huaj më së shumti ka pasur nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra e Turqia./rtk/

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin