Agjencia e Statistikave të Kosovës, përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale ka përpunuar dhe më pas i ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet, për vitin 2023, duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas ASK-së nga të dhënat e marra nga Regjistri Civil i Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile, në vitin 2023, janë regjistruar 31 mijë 110 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 21.654, nga të cilat meshkuj 11.207 apo 51.8% dhe 10.447 apo 48.2% lindje janë femra.
“ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara në këto raporte, Departamenti i Statistikave Sociale i ASK-së, do ti pranojë sugjerimet, propozimet të cilat do të na ndihmojnë që në të ardhmen ti begatojmë përmbajtjet e këtyre raporteve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...