Ja sa ujë u shpenzua për një vit në Kosovë

17:18 | 31 Mars 2016
M. A.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Ujërave në Kosovë për vitin 2015, ku thuhet se furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ka pësuar ndryshime nga viti në vit. Kështu, në vitin 2010, ishte 41. 88 milionë m³, ndërsa në vitin 2014, ka arritur në 46.72 milionë m³.

Sipas ASK-së, ky është publikimi i parë i Statistikave të Ujërave, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë.

Sipas të dhënave të ASK-së, rreth 69.6 % e popullatës së Kosovë furnizohet me ujë nëpërmjet të sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), kurse rreth 29% e tyre furnizohen me ujë nga sistemet, që nuk menaxhohen nga KRU ose sistemet vetanake, ndërkohë që rreth 0.7% e popullatës nuk ka në dispozicion shërbim të ujësjellësit.

“Uji ishpenzuar për ujitje në bujqësi me sistem ka pësuar ndryshime të theksuara nga viti në vit. Në vitin 2002 ishte 34 milionë m³, ndërsa në vitin 2014 ka arritur në 55 milionë m³. Nga të dhënat e liqeve akumuluese del se vëllimi të gjitha akumulimeve është 563 milionë m³. Burimet e ujërave nëntokësorë jan ë të kufizuara dhe gjenden kryesisht në pjesën Perëndimore të Kosovës, ndërsa burimet e ujërave sipërfaqësorë janë më të mëdha se në pjesën Lindore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të dhënat nga publikimi tregojnë se sasia më e madhe e ujit të shfrytëzuar, në baza ditore dhe vjetore si burim kryesor është nga liqet akumuluese, pastaj janë burimet natyrore.

Shpërndaje në rrjete sociale