Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për vitin 2014. Sipas tyre rezulton se numri i familjeve të cilët kanë përfituar ndihmë sociale në vitin 2014 ka qenë 27.389 me gjithsej 113.842 anëtarë.
Krahasuar me vitin 2013, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2.229 familje, ose shprehur në përqindje është 7.7%.
Numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës, në vitin 2014 ishte 125.883. Krahasuar me vitin 2013, numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës është më i madh për 8.841 përfitues, ose shprehur në përqindje 7.5% .
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në vitin 2014 ishte 38,651. Krahasuar me vitin 2013, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në vitin 2014 është më i madh për 2.636 ose shprehur në përqindje 7.3%.
Numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2014 ishte 42. Krahasuar me vitin 2013, numri i fëmijëve të braktisur ka shënuar rënie për 10, ose shprehur në përqindje 19.2%.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...