Riprocedimi i Draft-rregullores për menaxhimin e mbeturinave, si dhe propozim-vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2015 në vitin 2016, ishin dy pikat më kryesore që u diskutuan gjatë seancës së Kuvendit Komunal që u mbajt të enjten në Mitrovicë.
Me 20 vota pro dhe 13 kundër, draft-rregullorja për menaxhimin e mbeturinave ka kaluar, edhe pse opozita ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Gjatë kësaj seance janë zhvilluar debate edhe rreth disa pikave tjera të rendit të ditës, siç ishte raporti financiar për periudhën janar-mars 2016, pastaj propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të hapësirës “Posta e Vjetër” etj.
Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit të Komunës, miratuan edhe një sërë vendimesh në interes të qytetarëve dhe qytetit.
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë