Kryeministri Ramush Haradinaj dje morri vendim për dhjetëfishimin e taksës doganore për produktet serbe, e në Deçan në formë bojkoti janë djegur disa produkte me origjinë të këtij vendi.
Në një video të postuar nga zyrtari komunal, Rifat Stojkaj, shihen disa produktet me origjine nga Serbia teksa digjen në qendër të qytetit.
“Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e takses doganore 100% për produktet Serbe, sot në formë bojkoti dogjem disa produkte me origjinë nga Serbia. Nga Qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë Serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj!” ka shkruar Stojkaj në Facebook.
https://www.facebook.com/rifat.stojkaj/videos/2512647338750662/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja