Invalidi i luftës, Arton Hoti është nderuar me çmimin “Ambasadori i Paqes” nga Federata Universale e Paqes në Shqipëri.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Hoti, i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, tha se këtë çmim e priti me shumë emocione.
“Më kanë përzgjedhur, i falënderoj shumë. E çmoj shumë. Ky titull është i dedikuar për familjen time, për të gjithë dëshmorët, bashkëluftëtarët e mi që kanë rënë për lirinë e Kosovës, është i dedikuar për të gjithë ata invalidë dhe veteranë të UÇK-së”, tha Hoti.
Nga ana tjetër, Hoti foli edhe për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Edhe fëmijët tashmë e dinë se ata janë të pafajshëm. Shpresoj për gjykim të drejtë”, u shpreh veterani.
ShBA-ja në KS të OKB-së: UNMIK-u ka arritur në fund të rrugë...
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut