Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zgjedhur kryesinë e re në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Në këtë mbledhje u raportua se munguan deputetët Vjosa Osmani e Arben Gashi.
Por, Koha.net merr vesh se dy deputetë në fjalë nuk kanë marrë pjesë në mbledhje sepse nuk janë zgjedhur me kohë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.
Ndryshe, në Kryesinë e re të LDK-së, bëjnë pjesë: Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri që janë zgjedhur nënkryetarë të partisë. Ndërsa, sekretar është rizgjedhur Ismet Beqiri.
Votimi është bërë i hapur me ngritje dore.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...