Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj ka deklaruar sërish pafajësinë e tij për akuzën se hodhi në shportën e mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.
Seanca e radhës për këtë rast u mbajt sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjatë saj, prokurori special Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën.
Sipas aktakuzës, Hajredinaj, duke iu referuar bindjeve të tij fetare, kishte marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe i kishte hedhur në shportën e mbeturinave, pavarësisht kundërshtimeve të nxënësve. Po ashtu, ai dyshohet se kishte larguar nga ora një nxënëse që mbante këto simbole kombëtare, për të marrë pjesë në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit.
Prokuroria pretendon se me këto veprime Hajredinaj mund të ketë nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten