Një arsimtar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan po dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili deklaroi se vepra është cilësuar “Sulm seksual”.
Nikqi theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit te shtetit personi i dyshuar është ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kërkese për caktimin e masës se paraburgimit”, u shpreh Nikqi për klankosova.
“Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”.
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...