Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të rëndë, shkaku i mungesës së mjeteve financiare, mungesës së organizimit të mirë dhe për shkak të ndërhyrjeve politike.
“Arsimi në Kosovë është në gjendje të rëndë sot për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare, po aq edhe për shkak të mungesës së organizimit të mirë dhe sidomos për shkak të ndërhyrjeve politike. Se si është gjendja në Kosovë po thirremi edhe në një studim të UNICEF-it që e ka bërë vitin e kaluar ku përveç tjerash thotë se vetëm rreth 5 përqind e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhet publike, 95 përqind të fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e obligueshëm, 84 përqind janë të përfshirë në arsimin e mesëm. Ndërkaq, në Kosovë 5.4 e qytetarëve janë analfabetë, derisa në vitin 2008 analfabet funksional kanë qenë 62 përqind, ndërsa në vitin 2015 rreth 78 përqind, që do të thotë se numri i atyre që janë analfabet funksional po rritet. Bazuar në një raport tjetër, ka mos përputhje të kurrikulës së arsimit të lartë me arsimin dhe aftësimin profesional, si dhe me nevo jat e tregut të punës, mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës është sëmundje kronike e shumë shkollave tona”, tha ai.
Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi fajtor për gjendjen në arsim e bëri Ministrinë e Arsimit.
Ajo tha se arsimi po vazhdon vetëm me sasi, ku tha se nuk ka mbetur askush pa fakultet.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika të shumta ndaj ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi duke konsideruar se sistemi arsimor në Kosovë po vazhdon të ballafaqohet me probleme të vazhdueshme.
Sipas tyre, largimi i drejtorëve, pagesat e dy personave për një pozitë dhe kontratat mbi vepër që po ndodhin brenda Ministrisë nuk japin optimizëm për cilësi në arsim.
Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për gjendjen në arsim dhe vendimet e MAShT-it në emër të kësaj partie, deputetja Luljeta Veselaj- Gutaj tha se mungesa e vizionit për reforma të vazhduar dhe reduktimi i projekteve ndërkombëtare ka bërë që të ketë regres në ministri.
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...
Keijsi me fjalor të papërshtatshëm ndaj Stenaldos – kr...
Sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali, sasi rekord për his...