Prishtina është mposhtur nga Norrkopingu 0:1 sonte në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë eliminator të Europa Leagues, por ka dalë me kokën lartë me atë që tregoi në lojën e sotme në “Adem Jashari”, ku e rrezikoi disa herë kundërshtarin.
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi deklaroi se sot bënë angazhim maksimal, pavarësisht humbjes 1:0 nga Norrkopingu.
Sipas tij, dallimin në këtë ndeshjes e bëri përvoja dhe përgatitja.
“Përveç eksperiencës kanë edhe përgatitjen. Me u përballë me këto nivele na duhen edhe shumë kohë, organizim, infrastrukturë etj”, ka thënë fillimisht Thaçi pas ndeshjes.
“Sot jam jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Po të luanim në ndeshjen e parë kështu do ta futnim në presion kundërshtarin”.
“Patëm disa raste dhe nuk i konkretizuam, ata shënuan nga një rast i vetëm. Sot ia dhamë rastin edhe 16-vjeçarit Bleon Sekiraqës, që është kënaqësi”, përfundoi trajneri i Prishtinës.
I pyetur se a do të vazhdojë ta drejtojë Prishtinën ai tha se ka kontratë edhe një vit.
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media