Arsim Bajrami tregon pse ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në PDK

00:08 | 10 Prill 2021

Profesori Arsim Bajrami ka folur për kohën e tij në UÇK dhe PDK. Thotë se vendin u la gjeneratave të reja pas përfundimit të ciklit të shtetndërtimit të vendit.

“Unë iu kam bashku UÇK-së  në vitin 1996 duke këshilluar Shtabin e Përgjithshëm, duke këshilluar Drejtorinë Politike, në kontaktet e para ndërkombëtare. Kur kemi filluar komunikimin me amerikanët, takimet e para me z.Hill i kam bërë unë në Drenicë, në malet e Drenicës në Shtabin e Përgjithshëm ku kam këshilluar z.Thaçi që të refuzojnë çfarëdo drafti që nuk garanton pavarësi”, tha Bajrami.

“Pastaj i jam bashkuar UÇK-së në Rambuje ku kam shërbyer i këshilltari kryesor juridik dhe pas luftës kam themeluar Partinë Demokratike me z.Thaçi ku kam qenë në mesin e 10 themeluesve të parë apo do të thoja profesori i parë që iu ka bashku”, theksoi ai për RTV21.

Pas përfundimit të ciklit të shtetndërtimit unë iu kam kthyer studentëve sepse njeriu duhet me ditë kur hyn në politikë dhe kur del. Politika nuk duhet me të qit sikurse valët e detit që qesin dikë përtej detit. Në politikë duhet me dalë dinjitetshëm dhe i pastër”, theksoi Bajrami.

“Kam biseduar me lidershipin e partisë. S’ka qenë as për ata një vendim i lehtë që të pajtohen me mua që të lirojë pozitën gjeneratave të reja dhe mendoj se këtë shembull duhet ta bëjnë edhe kolegët e tjerë në PDK, që ta kuptojnë se ne jemi themelues, ne mund të jemi këshilltarë të mirë por duhet provuar me një gjeneratë të re”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara