Sot në Kosovë u bë prezantimi i preparatit “Esmya”, i cili është i ri në Kosovë dhe ndihmon në shërimin e miomëve në mitër, pa pasur nevojë për intervenim operacional.
Esmya është produkt i firmës hungareze Richter Gedeon dhe ka dalur në tregun Evropian tri vite më parë, ndërsa në Kosovë tani e tutje do të gjejë shtrirje përmes kompanisë “SanteFarm”.
Mioma në mitër e cila prek një numër shumë të madh grave në botë gjatë fazës reproduktive, e që në Kosova numri i të prekurve sillet nga 35 deri në 40 %, është një tumor bening e cila deri më tash në Kosovë është shëruar vetëm përmes intervenimeve operacionale.
Mirëpo, me arritjen e këtij produkti, përmes kompanisë SanteFarm, tani gratë kosovare do të kenë mundësi që trajtimin e kësaj sëmundje ta bëjnë në mënyrë shumë më të lehtë, vetëm përmes përdorimit të kësaj tablete (Esmya).
Doktorët kosovarë shprehen se janë të kënaqur që më në fund ky medikament ka arritur edhe në Kosovë, në mënyrë që kjo sëmundje të mund të trajtohet sa më lehtë, pa pasur nevoj ë për operacione.
Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve-obstetërve, Shefqet Lulaj, tha se në përgjithësi mjekët kosovarë e edhe ai vet kanë një përvojë shumë të vogël me këtë preparat të cilëve jo shpesh i është dashur ta sigurojnë nga vendet perëndimore, po që ka qenë me një çmim tepër të lartë.
Ai beson që doktorët do të arrijnë të përshkruajnë sa më shumë këtë medikament.
“Përvoja jonë me këtë preparat është ende e mangët dhe shpresojmë që ju të nderuar kolegë do të gjeni indikacionin për përshkrimin e këtij preparati. Është një opsion i mirë për gratë e reja në fazën reproduktive që kanë nevojë të lindin ende fëmijë, për t’i ikur intervenimeve të panevojshme operativ, gjegjësisht për pacientët të cilët kanë për të ju nënshtruar intervenimeve operative për të parë mundësinë e zvogëlimit të kësaj mase tumorose-beninjë e cila është një sëmundje mjaftë e përhapur në botë e gjithashtu edhe në Kosovë”, tha Lulaj.
Edhe drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Myrvete Paçarda, mendon që ky preparat është një mundësi e mirë për gratë e reja, duke mos e lënë pa e cekur se përvoja e tyre me këtë preparat është mjaftë e vogël për shkak se ai nuk ka qenë në tregun kosovarë.
“Unë besoj që pas një periudhe kur të fillojmë ta përdorim këtë preparat pak më tepër, sepse njoftimet tona me këtë preparat janë të kufizuara për shkak të mungesës së këtij preparati në treg. Tash kemi mundësi drejtpërsëdrejti prej përfaqësuesve tonëtë furnizohemi d he pas një periudhe fjalën përfundimtare ta japim ne me përvojat tona. Nuk kisha dashur në asnjë mënyrë të kuptohet kjo si reklamë për preparatin, por unë i ftoj kolegët të krijojmë përvojën tonë dhe të japim mendimin tonë autentik në popullatën tonë e cila pashmangshëm vuan edhe nga miomët e mitrës”, tha Paqarada.
Për këtë arsye në prezantimin e kësaj tablete, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laslos Markusz, i cili gjatë fjalimit të tij tha se është i kënaqur që ky produkt ka arritur edhe në Kosovë, dhe se shpreson që do t’iu ndihmojë sa më shumë grave të prekura nga kjo sëmundje.
“Jam i kënaqur që kjo kompani (Esmya)ka arritur ta prezantoj këtë medikament revolucionar i quajtur Esmya në tregun Evropian para tri viteve. Ky medikamen t është një ilaç një trajtim i suksesshëm për problemin shëndetësor të quajtur Mioma në Mitër. Siç e kam kuptuar se nuk jam fizikan , por është një që ka ndikim në jetën e shumë grave në Evropë, ku më shumë se 24 milionë gra jetojnë me këtë problem shëndetësorë në Evropë”, tha Markusz.
Mioma është një sëmundje apo tumor beninjë që prekë muskujt e butë të mitrës. Simptomat e paraqitura të kësaj sëmundje janë presioni në fshikëzën urinare ose në zorrën e trashë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose dhimbjen në pjesën e poshtme të barkut, gjakderdhje të parregullta dhe të manifestuara nga mitra dhe si pasojë është anemia, të cilën është vështirë ta shërojmë. Gjithashtu, në një përqindje miomët mund të jenë shkaktar i jombarësisë, komplikimet gjatë shtatzënisë ose abort.
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...