Gjatë mbrëmjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur 36 mijë e 500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili shtoi se fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit.
“Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve”, deklaroi ai.
Zëdhënësi i KQZ-së gjithashtu tha se procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët siç tha ai, do të njoftohen me kohë.
“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, tha tutje Elezi./Arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X