Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë

14:22 | 22 Maj 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot në Kosovë kanë ardhur edhe dy gazetarë të tjerë ukrainas.

Kurti tha se Kosova është bërë “shtëpia” e dy gazetarëve përmes programit ‘Gazetarët në Rezidencë në Kosovë’ të sponsorizuar nga qeveria.

“Kosova u bë sot shtëpi e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit Gazetarët në Rezidencë në Kosovë të sponsorizuar nga qeveria jonë. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën” ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale