Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, ka takuar menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A, si dhe këshillin protestues të kësaj ndërmarrje.
Takimi është mbajtur në ambientet e ndërmarrjes “Trepça” Sh.A, dhe temë diskutimi ishte pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, të cilët përmes protestave kërkojnë sistemimin e tyre në punë.
Pas diskutimeve të zhvilluara mes akterëve në takim, u arrit marrëveshja që të ndërpritet greva e këshillit protestues, dhe të fillojnë procedurat ligjore për kërkesën e tyre, me ç’ rast Qeveria e Kosovës do të trajtoj me seriozitet të plotë, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti.
Aty ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit ka falënderuar zëvendësministrin Arifaj për ofrimin e mbështetjes në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të 154 protestuesve./arbresh.info/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?