Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, si dhe sekuestruar dy thika dhe substanca narkotike, përcjell Arbresh.info.
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kësisoj, sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll ndaj një veture dhe tre të dyshuarve, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
– Dy thika, si dhe,
– Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Policia bënë të ditur se ndaj tre të dyshuarve, K.R, L.H dhe B.N në konsultim me prokurorit e shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej, ndërkaq i dyshuari i tretë ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdhëresë gjykate dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...