Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dy vepra penale Dhënie e ryshfetit dhe Marrje e ryshfetit.
Sipas policisë, një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar ka pranuar një shumë të hollash, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas pranimit të informacioneve mbi dyshimet se dy persona të dyshuar kanë konsumuar veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në terren të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve të lartcekur.
Me datë 24.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë jug, janë informuar se një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.
Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh./Arbresh.info/
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Ko...
A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në SHBA në Ballkan?
Hamasi do ta mbajë të fshehtë identitetin e liderit të ri pë...
Shkëlqeu me Granadan këtë fundjavë, Uzuni në formacionin e j...
Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy...
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, si ndodh...