Një ushtar i FSK-së është arrestuar sot në Suharekë pasi që dyshohet se pas një përleshjeje fizike me babin e gruas, ka gjuajtur në ajër me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës rreth orës 17:30.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari i parë A.B., (ushtar i FSK-së jashtë detyrës) dhe i dyshuari i dytë M.B., 54-vjeç (babai i bashkëshortes) janë përleshur fizikisht”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka deklaruar se A.B. më pas ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër.
Pas kësaj ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat janë arrestuar.
Sipas Policisë, A.B. ka pasur armë jozyrtare, por me leje ndërsa arma dhe 14 fishekë janë sekuestruar.
Me rastin po merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë së Policisë në Prizren./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...