Policët e stacionit në Ferizaj , sot rreth orës 00:50 e mëngjesit në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet furgon me targa vendore.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjellura me marihuanë dhe një pako letra ( rizlla).
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij.
Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar ”Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”. /arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...