Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin e ndodhur të enjten pasdite në fshatin Tërstenik të Drenasit, ku një motoçiklist humbi jetën dhe një tjetër person pësoi lëndime trupore.
“Fsh. Terstenik, Drenas / 17.04.2025 – 15:07. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën.
Viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë, vdekja e të cilët është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit./Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq si pasojë e aksidentit tragjik në Drenas
Ky është i riu që vdiq nga aksidenti i sotëm në Terstenik të Drenasit
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri