Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka bërë publike në rrjete sociale me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj një zyrtari policor.
Sipas raportit policor, i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM Lipjan / 07.05.2025 – 16:30. Më 26.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në vazhdimësi ka bërë publikime në rrjete sociale me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj viktimës mashkull kosovar zyrtar policor. I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...