Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Xh.K., 53 vjeç banues në Pejë, në Pikën Kufitare të Morinës.
Shtetasi nga Kosova është arrestuar përkohësisht për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë pasi është i dënuar atje për krime ekonomike me pasoja të rënda.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë”, shtoi policia.
“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.”
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.
Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Xh.K., 53 vjeç banues në Pejë, në Pikën Kufitare të Morinës.
Shtetasi nga Kosova është arrestuar përkohësisht për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë pasi është i dënuar atje për krime ekonomike me pasoja të rënda. /arbresh.info/
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...