Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i jap ryshfet Policisë, për mos shqiptim të gjobës.
Rasti ka ndodh dje rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri në Prizren.
“Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës material”.
“Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme”, shuhet më tej në njoftim./arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...