Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor.
Arrestimi i zyrtarit policor (punonjës/hetues i stacionit policor Graçanicë në Prishtinë) është bërë sot rreth orës 14:00 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, nga neni 436 të Kodit Penal të Kosovës.
Sipas IPK-së, lidhur me këtë rast janë kryer bastisje në dy lokacione (shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit), me ç’rast janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale.
Të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart./Arbresh.info
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave