Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë për dhënie të ryshfetit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar autobusin, në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor i kishte futur brenda dokumenteve parat, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
“PKK- Vërmicë/ 19.05.2024-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...