Një burrë shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për falsifikim të dokumentit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar, shkruan Arbresh.info.
Pasaporta është sekuestruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti Adem Jashari / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...