Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj (njëri nga ta zyrtar policor – stacioni policor i Hanit të Elezit) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare të parapara në Kodin Penal të Kosovës.
“Arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore dhe informacioni i pranuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lidhur me përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast”, njofton IPK.
Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
“Inspektorati Policor çmon lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe gatishmërinë e tyre për të luftuar dukuritë negative edhe kur në to janë të involvuar punonjës të PK-së”, përfundon ky njoftim./Arbresh.info
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje