Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe një polic. Me anë të një komunikate për medie thuhet se dy të dyshuarit, ishin përfshirë në një aksident me një veturë tjetër mbrëmjen e së mërkurës.
“Sipas informacionit të pranuar palët e përfshira në këtë aksident nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë. Në ndërkohë (para se të arrinte njësia e patrullës policore) si rezultat i fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve dyshohet se nga dy të dyshuar (përfshirë këtu zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare) është sulmuar njëra palë e përfshirë në këtë aksident”, thuhet në komunikatë, raporton “Arbresh.info”.
Më pas, të dyshuarit janë arrestuar.
“Pas këtyre veprimeve hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm” nga IPK janë arrestuar dy të dyshuar (përfshirë edhe zyrtarin policor) ndaj të cilëve prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”, njofton IPK.
IPK njofton se Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të tyre dhe në koordinim me prokurorinë kompetente./Arbresh.info/
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare