Policia turke e arrestoi personin A.S. për të cilin ekziston dyshim se ka planifikuar sulm në natën e Vitit të Ri në klubin “Reina”, kur terroristi Abdulgadir Masharipov vrau 39 persona dhe plagosi 69 të tjerë.
I arrestuari, identiteti i të cilin është shënuar me inicialet A.S. është arrestuar në operacionin e policisë në Stamboll. Ai është regjistruar si banor i Antalisë, por ka pasur edhe shtetësi franceze, shkruan gazeta “Star”, e cila i referohet kumtesës së policisë në qytetin Burdur.
Hetimi i ka zbuluar gjurmët e tij nga marrëveshja për qira të një apartamenti në lagjen Esenjort, ku më 17 janar u arrestua Masharipov.
A.S ka jetuar në Francë nga viti 2009. Më 10 janar prokuroria në qytetin Burdur filloi hetim kundër tij dhe në bazë të grumbullimit të të dhënave në lidhjet me Masharipov ai është arrestuar nga polica në Stamboll.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...