Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe rrëmbim

09:05 | 23 Dhjetor 2025
E.K

Një person është arrestuar më 22 dhjetor 2025, nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar, si dhe për rrëmbim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka sekuestruar një veturë, katër telefona mobilë, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftime, një pasaportë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

“Prishtinë 24-25.01.2021 – NN. Lidhur me rastin, më 22.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin”, thuhet në raport./Arbresh.info