Google ADS

Arrestohet një person për krime lufte

08:39 | 15 Tetor 2023
E.H

Një person është arrestuar si i dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme