Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelorë në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet V.N.
Prokuroria bën të ditur se V.N akuzohet për veprat penale “Krim i Organizuar”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë”, dhe “Shpëlarja e Parave”, transmeton arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet V.N.
Prokuroria njofton se i pandehuri V.N., akuzohet për veprat penale “Krim i organizuar”, neni 274 paragrafi 1,2 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës, të zbatueshëm deri me datën 31.12.2012, gjithashtu i paraparë me nenin 283, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës, i zbatueshëm nga data 01.01.2013, “Mashtrimi” (Vepra penale në bashkim dhe në vazhdimësi), në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenet 23, 71 dhe 261 (2) të Kodit Penal të Kosovës, të zbatueshëm deri me 31 dhjetor 2012, të paraparë edhe në nenet 31, 81 dhe 335 (5) të Kodit të ri Penal të Kosovës, në fuqi nga data 1 janar 2013, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” neni 348 të KPK-ës, siç parashihet me nenin 434 të Kodit të Ri Penal të Kosovës, të zbatueshëm nga data 01.01.2013, “Shpëlarja e Parave”, në shkelje të Rregullores së UNMIK-ut, Nr. 2004/2, mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave të ngjashme penale, nga neni 32, paragrafi 1 i Ligjit nr. 03/L-96, mbi Parandalimin e Shpëlarje së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, siç parashihet me nenin 308 të Kodit të Ri Penal të Kosovës, të zbatueshëm nga data 01.01.2013./arbresh.info/
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...