Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale E.I është arrestuar nga njësitet e stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë, më 25 shkurt.
Sipas policisë E.I i është arrestuar, për veprat kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
“Arrestohet një person i dyshuar për ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, me datën 25.02.2023, është raportuar për një rast ‘kanosje’ në stacionin policor Jugu në Prishtinë. Menjëherë pas raportimit Policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, thuhet në njoftim.
Tutje, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, pasi të njejtit i ështe gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
“Ndërkohë që Policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit, ka identifikuar të dyshuarin, E. I., mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili mbrëmë është arrestuar nga njësitet e stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë. Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, për veprat ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, pasi të njejtit i ështe gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...